Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Në cilën moshë duhet të fillojnë të flasin fëmijët?

Ndonëse një mënyrë komunikimi është edhe të qarit që lëshojnë ata, fëmijët nuk flasin deri në një moshë të caktuar. Ata fillimisht qajnë, pastaj nga muaji i gjashtë fillojnë të gugasin dhe të murmurisin, ndërsa pas një viti lindjeje ata do duhej të jenë të aftë të nyjëtojnë ndonjë fjalë.

Kuptohet se edhe procesi i të folurit nuk zhvillohet përnjëherë. Së pari fëmija fillon të shprehet në atë mënyrë që një fjalë e thënë të nënkuptojë krejt fjalinë. Për shembull, kur ata thonë “ujë” prindërit duhet ta kuptojë se ai apo ajo dëshiron të thotë “unë dua ujë”. Kjo mënyrë e të folurit në shkencë njihet si të folurit holofrastik.

Pas këtij stadi, diku nga mosha dy vjeç, fëmija veçse duhet të jetë i aftë të artikulojë një fjali të thjeshtë të tipit “topi im” ose diçka të tillë.

E krejt në fund, sipas psikologut Terry Pettijohn, diku nga mosha 3-4 vjeç fëmija duhet të dijë të shprehet edhe me fjali më të gjata dhe komplekse. Fjalori i tyre fillon të rritet me shpejtësi dhe në moshën 5-vjeçare ata do të kenë një fjalor me mijëra fjalë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë