Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkaqet e sëmundjes së diabetit

Sëmundja e diabetit, e njohur në gjuhën mjekësore si diabetes mellitus, njihet si sëmundje kronike e cila shkaktohet nga sasia e madhe e sheqerit(glukozës) në gjak, i cili merret nga ushqimet që konsumojmë.

Shkaqet që kjo sëmundje manifestohet te një person janë të ndryshme, por faktor i rëndësishëm në këtë mes është gjenetika e cila determinon jo pak në të tilla raste.  Problemet që shkaktohen në një organizëm nga sëmundja e diabetit nuk janë të njëjta me të personit tjetër i cili ka pasoja të tjera.

Por, çka është e domosdoshme për t’u theksuar, mënyra se si konstruktohet diabeti në trup është pothuajse e njëjtë në të gjitha rastet. Hormoni i insulinës, që bën bartjen e sheqerit nga gjaku te qelizat, mund të mos jetë i prodhuar në masë të madhe ose fare nga pankreasi i cili e krijon këtë hormon, ashtu që një pjesë e madhe e sheqerit mbetet e depozituar në gjak. Kur nuk arrihet që të bëhet bartja e mjaftueshme e sheqerit në gjak, kjo pjesë e tij ende e pastacionuar e sheqerit në vendin e duhur shkakton probleme të mëtejme shëndetësore, për rrjedhojë shfaqet diabeti.

Disa nga simptomat me të cilat paraqitet diabeti janë: etja e shtuar, tharja e gojës, shikim i mjegulluar, dehidratimi, mpirja e gjymtyrëve, shtimi i oreksit, humbja e apetitit etj.

Duke ditur se diabeti shfaqet në forma të ndryshme, janë disa trajtime të kësaj sëmundjeje të cilat mund të kenë sukses. Disa nga këto trajtime janë: tabletat dhe mjekimi (për diabetin e tipit 2 që ka mungesë të konsiderueshme të insulinës), trajtimi me insulinë (për diabetin e tipit 1 që ka mungesë totale të insulinës) dhe përdorimi i aspirinës (për personat me probleme me zemër).

Youtube

Arkiva

Kategoritë