Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Si mund të mbahet larg virusi në ambiente të mbyllura?

Ventilimi i mirë mund të jetë thelbësor në evitimin e koronavirusit, ndërsa vjeshta po afron dhe njerëzit do të kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.

Për muaj të tërë na është thënë të lajmë duart dhe ruajmë distancën sociale për të mbajtur larg koronavirusin. Por shkencëtarët dhe inxhinierët thonë se duhet të mendojmë edhe për ajrin që thithim në një kohë kur fëmijët do të kthehen në shkolla dhe më shumë njerëz në zyrat e tyre. Ata propozojnë pesë mënyra për të evituar marrjen e virusit në ambiente të mbyllura.

Nëse hyn në një dhomë dhe ndjen ajër të rëndë, diçka nuk shkon me ventilimin. Nuk ka mjaftueshëm ajër të pastër, çka rrit shanset e infektimit. Kërkimet e fundit tregojnë se në hapësirat e kufizuara mund të ketë transmetim nga ajri të virusit. Sipas rregulloreve për pandeminë, në vendet e punës, të gjithë duhet të thithin 10 litra ajër të pastër çdo sekondë.

Pra nëse një vend pune është i mbushur plot dhe ajri është i rëndë, thjeshtë ikni që atje. Ajri i kondicionuar është i mirëpritur në verë, por duhet kontrolluar lloji i njësisë. Ata më të thjeshtët, thjeshtë riqarkullojnë ajrin. Ky nuk është problem nëse do të hysh e të dalësh shpejt në një ambient të tillë, por rreziku rritet nëse duhet të qëndrosh me orë. Në ndërtesat moderne, ku dritaret janë të mbyllura, si mund të marrësh ajër të pastër? Atje varesh nga sistemet e ventilimit dhe ekspertët këshillojnë maksimumin e injektimit të ajrit të pastër nga jashtë.

E rëndësishme është të pastrohen edhe filtrat. Në një spital në SHBA, kërkuesit gjetën gjurmë koronavirusi pikërisht tek këta të fundit. Ekspertët këshillojnë kujdes edhe nga rrymat. Nëse dikush ulet pranë një dritareje të hapur, dhe është i infektuar, ai mund t’ia përcjellë virusin të tjerëve pas tij, që era që fryn nga dritarja, i prek.

Youtube

Arkiva

Kategoritë