Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Autizmi është çrregullim neuro-zhvillimor, që karakterizohet me vështirësi në tri fusha

Autizmi është çrregullim neuro-zhvillimor, që karakterizohet me vështirësi në tri fusha: fushën e ndërveprimit shoqëror, komunikimit, sjelljeve të kufizuara dhe sjelljeve përsëritëse.

Fëmija me autizëm në aspektin e ndërveprimit social ka vështirësi në krijimin e kontaktit social dhe realizimin e lojës me tjetrin, vështirësi në përgjigjen ndaj emocioneve të të tjerëve ose mungesën e modelimit të sjelljes të tjetrit si pas kontekstit shoqëror, gjithashtu janë të shprehura edhe vështirësitë në komunikim (verbal dhe në të kuptuar), shpeshherë mos përdorim të fjalëve në situata konkrete, pastaj vështirësi relative në kreativitet dhe imagjinatë, vështirësi në fushën e të kuptuarit në mungesë të ngjashme të gjesteve shoqëruese për të realizuar veprime nga gjuha jo verbale. Gjithashtu fëmijët me autizëm karakterizohen me sjellje përsëritëse dhe insistimin e ndjekjes së rutinës, sjelljeve të lënduese dhe vështirësi në spontanitet dhe iniciativë. Fëmijët me autizëm kanë vështirësi në ciklin e gjumit dhe ndryshimin e orarit të ngrënies, (ICD-10, Classification of Mental and Behavioural Disorders).

Sipas statistikave të Autism Spectrum Disorder (2020)nga Center for Disease Control and Prevention, nëAmerikë 1 në 54 fëmijë ka gjasë me qenë me autizëm, ndërsa raporti gjinor është 1 vajzë me 4 djem.

Në Kosovë nuk kemi statistika të sakta lidhur me personat me autizëm dhe duke u bazuar në kontekstin kulturor Kosovar, jemi ende shoqëri kolektive dhe mos ekspozimi ynë historikisht ndaj personave me aftësi të veçanta dhe aspektin e pranimit, konkretisht të personave me autizëm dhe mungesa e informacioneve të sakta me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve, pastaj respektimin e të drejtave themeloresi: çasje në institucione publike, private, pastaj inkluzionin në shkolla dhe të gjitha këto ndikojnë në prezencën  e stigmës në shoqërinë tonë Kosovare.

Mirëpo, në vitet e fundit për kundër mungesave të statistikave në aspektin e sensibilizimit. Këtë mundemi me analizuar në mënyrë observuese nga kampanjat që organizata të ndryshme të Autizmit në Kosovë i realizojnë lidhur me avokimin, pranimin e personave me autizëm në shoqëri dhe identifikimin e potencialeve të tyre unike me qëllim të pranimit në shoqëri duke respektuar të drejtat themelore të njeriut në mënyrë të barabartë.

Sipas observimeve dhe përvojave të mija direkte, kur dikush më pyet ose i’u tregoj për autizmin të paktën kanë dëgjuar për personat me autizëm duke shprehur komente të tilla si: ‘’kom ndëgju që janë të talentuar’’, ‘’kom ndëgju që mbajnë mend gjërat shumë mirë’’, ‘’ kom ndëgju që kanë vështirësi në të shprehur dhe të folur’’, ‘’ kom ndëgju që kanë sjellje specifike dhe interesante’’, ‘’kom ndëgju që secili janë ndryshe prej njëri tjetrit’’. Andaj, duket që shoqëria jonë dy vitet e fundit janë më të informuar. Por, nevoja për çasje të barabartë dhe inkluzion në shkolla është ende një vështirësi që vie si rezultat i shumë faktorëve siç janë: mos informimi i saktë për personat me autizëm për veçoritë dhe specifikat e tyre dhe mos gjeneralisimi i kapaciteteve të personave me autizëm, nevoja për asistentë personal në shkolla që është ende sfidë edhe për prindërit por edhe për sistemin e shkollës, mungesa financiare e prindërve për të paguar një asistent për fëmijën që shkolla ose institucionet përgjegjëse dhe politikbërëse nuk munden por duhet të sigurojnë për secilin fëmijë asistent dhe prindi detyrohet të paguaj asistentin.

Fëmijët me autizëm është e sugjeruar që të ndjekin shërbime terapeutike profesionale dhe konkrete, përkitazi me nevojat, vështirësit dhe stimulimin e potencialit të tyre me qëllim të pavarësimit personal dhe ndërveprues me komunitetin.

Gjithpërfshirja në sistemin e rregullt edukativo-arsimor është primare, fillimisht si respektim dhe e drejtë themelore për shkollim të secilit fëmijë dhe sekondareësh të që fëmija me autizëm si rezultat i inkuadrimit në process të rregullt mësimor përfiton në kuptimin e socializimit, stimulimit të komunikimit në ndërveprim me të tjerët, modelimi dhe kuptimi I rregullave të klasës pastaj çasje ne aktivitet edukative-arsimore. Gjtihashtu, edhe bashkëmoshatarët e fëmijëve me autizëm përfitojnë në kuptimin e kompetencës sociale sepse ndonjëherë iu ofrojnë edhe ndihmë shokut ose shoqës me autizëm dhe si rrjedhoj në zvogëlojnë stigmën, ngjallinë empatinë dhe janë më pranues ndaj diversiteteve të ndryshme shoqërore.

Mirëpo, para se fëmija me autizëm të fillojë procesin e rregullt mësimor, ai ose ajo duhet të vlerësohet nga ekipa multidisiplinare dhe profesionale bashkë me prindin si akterë që njohin fëmijën dhe hartojnë planin ose rishikojnë nëse fëmija është i gatshëm të fillojë vitin akademik ose jo. Sepse faza e maturimit dhe zhvillimi I moshës kronologjike përkitazi me moshën mendore dhe puna stimuluese terapeutike ndikojnë në progresin dhe gjendjen e fëmijës, andaj nevojitet vlerësim paraprak nga ekipa profesionale që njohin fëmijën dhe njohin fushat e vlerësimit të zhvillimit për fëmijën.

Sipas Organizatës ‘’Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë dhe ‘’Autizmit Flet’’ në Prill të vitit 2020 kanë mbledhur nevojat sistematike në teren me fokus në evokimin tek institucionet relevante për;
1. Ligjin gjithëpërfshirës, që të njihet edhe pagesa e kujdestarisë së prindërve të fëmijëve me
spektër të autizmit, pasi që prindërit janë në shërbim të fëmijëve të tyre dhe bazuar në një studim
të ANAK, ka dalur që 47.6 % e prindërve janë të papunë.
2.  Krijimi i pakos të shërbimeve
Secili fëmijë me autizëm në Kosovë duhet t’i ketë të siguruara nga shteti: vlerësimin, planin
individual të punës, trajnimin e prindërve, shërbimin dy herë në javë, duke përfshirë seanca
individual edhe konsulta për prindër / kujdestarë.
3. Grupe rehabilituese për prindër
Brenda qendrave të mjekësisë familjare të krijohen terapi grupore për prindërit e fëmijëve me
autizëm dhe të ketë sistem të rregullt referimi, për tu reduktuar punën ilegale e trapistëve të
vetë-shpallur, të cilët punojnë pa mbikëqyrje profesionale.
4. Qëndrim ditor për personat me autizëm mbi 18 vjeç
Këtu duhet të përfshihen aktivitete që stimulojnë potencialin e tyre drejt pavarësimit, nëpër mes
angazhimit në gjëra praktike.
5. Monitorim sistematik i asistentëve mbështetës
Është e nevojshme që të krijohet një komision profesional dhe etik, për të mbikëqyrur asistentët
që punojnë me fëmijët brenda sistemit të rregullt edukativo-arsimor në Kosovë, dhe për të
rishikuar progreset/sfidat e fëmijëve me autizëm në gjithë procesin.

‘’Kontributi në ndërveprim me shoqërinë që ngjallë empatinë është qenësore në zhvillimin personal’’N.H

Msc. NausikaHoxha-Psikologe shkollore dhe këshilluese

Youtube

Arkiva

Kategoritë