Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryetari i SBASHK-ut i gëzohet shtyerjes së mësimit: Duhet të përgatiten shkollat më shumë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jashari, pas lajmit se nxënësit nuk do t’iu rikthehen bankave shkollore deri më 14 shtator, tha se shkollat duhet të përgatiten më shumë për sigurinë e tyre.

Jashari shtoi se qëllimi i shtyrjes së fillimit të vitit shkollor është që institucionet shkollore të përgatiten me mjete dezinfektuese.

“Unë nuk kam qenë i pranishëm në takim me MASHT por u njoftova që qëllimi i shtyrjes së fillimit të vitit shkollor është që të bëhen përgatitje më shumë për sigurinë e nxënësve, për shkak të Covid19.

Shkollave iu duhet kohë që të përgatiten me mjetet dezinfektimit dhe është bërë mirë që është marrë parasysh kërkesa e SBASHK-ut që  ky vit shkollor të jetë më i përgatitur që nxënësit dhe personeli shëndetësor të kenë shëndet të plotë”, tha ai për io.

Ndryshe, dje Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet shtesë për fillimin dhe realizimin e suksesshëm të vitit shkollor 2020-2021.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e Qeverisë thuhet se është marrë sipas kërkesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për përkrahje institucionale dhe financiare për fillimin dhe realizimin e suksesshëm të viti shkollor 2020-2021.

“Mjetet e nevojshme janë llogaritur në vlerë prej 9,515,384 euro”, njoftoi zyra e kryeministrit përmes një komunikate.

MASH-i ka paraparë format e mësimit në shkollë dhe e-mësimit, të cilat do të zbatohen në nivele dhe shërbime të ndryshme të arsimit para universitar dhe të cilat do të aplikohen varësisht nga skenari për të cilin do të përcaktohen autoritetet kosovare për zhvillimin e mësimit gjatë vitit shkollor 2020-2021.

Youtube

Arkiva

Kategoritë