Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top

Shfaqja e gurëve në traktin urinar është sëmundja e tretë më e shpeshtë e traktit urinar, pas infeksioneve urinare dhe sëmundjes së prostatës. Zakonisht shfaqet tek meshkujt ndërmjet moshës 40-46 vjeçare. Ato janë një nga shkaqet e shfaqjes së dhimbjes në veshka e cila konsiderohet si një nga dhimbjet më të forta (colic). Madje edhe zhvendosja e lehtë e gurëve në veshka mund të shkaktojë dhimbje të tmerrshme  të cilat shpesh mund të krahasohen me dhimbjet e gruas gjatë lindjes. Shumë studime klinike kanë treguar se personat të cilët janë të rrezikuar nga shfaqja e gurëve në traktin urinar, janë personat me mbipeshë trupore dhe personat të cilët nuk konsumojnë mjaftueshëm ujë apo lëngje.

Simptomat

Dhimbje në formën e ngërçit në veshka, dhe dhimbje në pjesën e mesit e cila përhap në pjesën e fundit të barku. Dhimbja është shumë e fortë, mund të reduktohet në mënyrë spontane dhe më pas të shfaqet përsëri. Një nga simptomat tipike është edhe shfaqja e gjakut në urinë, gjë e cila shpesh ndihmon në diagnostikimin e gjendjes. Në rast se shfaqen edhe ethe, është e nevojshme që të reagohet menjëherë dhe të mënjanohen gurët. Shpesh shfaqen të përziera dhe të vjella.

Si diagnostikohet?

Për diagnostikimin e gurëve përdoret një gamë e gjërë e metodave diagnostikuese, duke përfshirë edhe kontrollin klinik, radiografi në traktn urinar, eko, urografi intravenoze (shqyrtim me contrast në traktin urinar). Pacientët të cilët kanë dhimbje të forta, dhe kur shqyrtimet me kontrast janë të pamundura, atëherë si metodë diagnostikuese përdoret tomografia kompjuterike.

Trajtimi

Thyerja  e gurëve në rrugët urinare me URS me lithotriptor është metodë e thjesht, e sigurt dhe efikase që realizohet me sukses edhe në Vita Hospital në Prishtinë.

Thyerja e gurëve në rrugët urinare me URS me lithotriptor është metodë e thjesht, e sigurt dhe efikase që realizohet me sukses në Vita Hospital.Ju mirëpresim!044777717

Posted by VitaHospital on Sunday, January 10, 2016

Youtube

Arkiva

Kategoritë