Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
OBSH: Të rinjtë po prekën më shumë nga COVID-19, shumë prej tyre pa simptoma

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin sepse përhapja e COVID-19 po inkurajohet nga njerëzit nën moshën 20-30 vjeç, ku shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar, duke paraqitur një rrezik për grupet e cenueshme.

Zyrtarët e OBSH-së pohuan këtë muaj se është rritur përqindja e të rinjve në mesin e të infektuarve, duke kërcënuar grupe të cenueshme në të gjithë botën, përfshirë të moshuarit dhe të sëmurët në zona me popullsi të dendur e me kujdes të dobët shëndetësor, shkruan New York Times.

“Epidemia po ndryshon,” tha drejtori rajonal i OBSH-së, Takeshi Kasai në një konferencë virtuale.

“Njerëzit e moshës 20, 30, 40 janë duke e përhapur gjithnjë e më shumë infeksionin. Shumë nuk janë në dijeni edhe se janë të infektuar”, tha Kasai duke shtuar se kjo rrit rrezikun e transmetimit te të prekurit.

Kujtojmë se për shkak të përhapjes së koronavirusit, shumë shtete kanë ri-vendosur masa shtrënguese dhe po kërkojnë të gjejnë një vaksinë kundër virusit.

OBSH gjithashtu u kujtoi prodhuesve të ilaçeve që të ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm në kërkime dhe zhvillim kur krijojnë vaksina.

Youtube

Arkiva

Kategoritë