Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
OBSH regjistron numër rekord të rasteve të reja me COVID-19 në botë

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka raportuar se në botë ka më shumë se 294 mijë raste pozitive të konfirmuara për 24 orët e fundit, duke bërë që kjo të jetë shifëra më e lartë që nga shpërthimi i koronavirusit në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas World Meters numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë ka arritur në 21 milionë, ndërsa rreth 771 mijë persona kanë ndërruar jetë.

SHBA-të janë vendi i parë në botë me më së shumti raste, ku deri më tani janë të konfirmuara 5,539,841 raste dhe 172,762 viktima.

Brazili është në vendin e dytë me rreth 3.3 milionë raste, pasuar me Indinë e cila ka konfirmuar deri më tani rreth 2.6 milionë të prekur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë