Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Mënyra se si personat me diabet, mund të humbasin peshë

Kur një person është i diagnostifikuar me tipin 2 të diabetit, humbja e peshës së tepërt është esenciale. Personat e tillë nëse humbasin vetëm 5 përqind të peshës, mund të përmirësojnë  nivelin e sheqerit në gjak, presionin e gjakut e kolesterolit.

Por tek këta persona, humbja  e peshës nuk është gjëja më  lehtë që mund të bëjnë, por gjithçka është e mundur.

Më poshtë do ua listojmë një numër gjërash që një pacient me tipin 2 të diabetit duhet të bëjë, që të humbas peshë:

Fillo të bësh aktivitet

“Mënyra më e mirë për të mbajtur në nivel insulinën dhe për të shkrirë dhjamin, është aktiviteti fizik”, shprehet endokrinologu i njohur amerikan, Betul Hatipoglu. Sipas tij, ushtrimet fizike mund të kryejnë të njëjtën punë, si medikamentet. Ai rekomandon që personat me këtë lloj të diabetit të ecin sa më shumë që të munden.

Numëro kaloritë

Nëse një person ka tipin 2 të diabetit, ai/ajo duhet të ketë kujdes sa kalori merr gjatë ditës. Një studim i kryer nga Kaiser Permanente, tregoi që njerëzit që i shkruanin numrin e kalorive që merrnin çdo ditë, humbasin dyfish më shpejtë peshë se sa ata që nuk i numëronin kaloritë.

Ha mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, jo vetëm për diabetikët por për të gjithë. Një studim i kryer në Izrael, ka bërë të ditur që personat që kanë ngrënë mëngjes, kanë reduktuar sasinë e medikamenteve, krahas atyre që nuk ushqehen në mëngjes./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë