Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Më shumë se 17 milionë të infektuar dhe 683 mijë të vdekur në botë nga COVID-19

Më shumë se 17,85 milion njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri dhe 683.767 kanë vdekur, sipas një raporti të Reuters.

Rastet e COVID-19 janë raportuar në më shumë se 210 vende dhe territore që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në Dhjetor të 2019.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë në listën e vendeve me 4 milionë e 637 mijë e 544 raste.

Pasohet nga Brazili, me 2 milionë e 707 mijë e 877 raste.

Vendin e tretë me numrin më të madh të të infektuarve e mban India, me 1 milion e 695 mijë e 988 raste.

SHBA prin po ashtu edhe për nga numri më i madh i të vdekurve, si pasojë e infektimit me koronavirus me 154 mijë e 922 të vdekur.

Sipas këtij raporti të Reuters numri i të vdekurve në Amerikën Latine e ka tejkaluar shifren 200 mijë natën e kaluar, pasi Peruja njoftoi për 191 persona të vdekur për shkak të pandemisë /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë