Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Ahmeti: Rihapja me kushte e çerdheve do të lejohet nga e hëna

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sipas të gjitha gjasave rihapja me kushte e çerdheve do të lejohet nga e hëna.

Ai tha se familjet të cilat nuk lajmërojnë se janë të infektuar me koronavirus do të ndëshkohen.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur që përgjegjësinë për hapjen e çerdheve të ja lënë Komunave.

Komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre por me kushte të caktuara për të cilat do të ju njoftojmë ditëve në vijim. Meqenëse e premte është Bajram, sipas të gjitha gjasave rihapja me kushte do të lejohet nga e hëna, 3 gusht 2020.

Në ndërkohë presim përgjegjësi nga secili prind jo vetëm për fëmijët e tyre. Moslajmërimi i infeksionit në familje do të rezultojnë në ndëshkime. Por, për të gjitha detajet, do të ju lajmërojmë me kohë.

Falemnderit për mirëkuptim!”, tha ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë