Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkencëtarët portugezë, maskë që ç’aktivizon koronavirusin

Shkencëtarët në Portugali thonë se kanë bërë një arritje thelbësore në teknologjinë mbrojtëse ndaj Covid-19. Ata kanë krijuar një maskë të re mbrojtëse, me një shtresë speciale që sipas tyre, ndihmon në deaktivizimin e koronavirusit të ri kur ai hyn në kontakt me pëlhurën.

Ekipi thotë se ky efekt mbrojtës mbetet aktiv edhe pas 50 larjeve, çka e bën maskën shumëpërdorimëshe.

“Shtresa në maskë mund të reduktojë aftësinë infektuese të virusit me 99 për qind për një gjysmë ore”, thotë Pedro Simas nga Instituti Molekular i Mjekësisë në Lisbonë, një nga virologët që kanë punuar për këtë dizajn.

Ndërsa e gjithë kjo duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, Simas nuk mendon se kjo do ta mbante përfundimisht Covid-in larg. Ai insiston se maskat në përgjithësi, kombinuar me masat e distancimit social, janë vendimtare. Përbërësi aktiv i këtyre maskave ka rezultuar i suksesshëm në testimet e mëparshme të institutit Pasteur në Francë kundër virusit H1N1.

Pëlhura e përdorur për maskën ndërkohë është OEKO-Tex e certifikuar, çka do të thotë se nuk mban substanca të dëmshme dhe është e sigurt për përdorim të njerëzve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë