Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Koreja e Veriut raporton rastin e parë të dyshuar me COVID-19

Koreja e Veriut ka raportuar rastin e parë të dyshuar me coronavirus, derisa edhe udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un u mobilizua për një takim urgjent.

Sipas medieve të huaja, bëhet e ditur se individi i infektuar hyri në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut përmes qytetit Kaesgon City më 19 korrik, pasi e braktisi vendin tre vjet më parë.

Agjencia e lajmeve koreane KCNA, raporton se pacienti iu është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe u vendos në karantinë, së bashku me personat e tjerë që ishin në kontakt me të kohëve të fundit.

Lideri Kim Jong-un, zbatoi masa izolimi për rajonet e Kaesong dhe e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në një “zonë përkatëse”.

Komisioni Qendror Ushtarak do të hetojë njësinë përgjegjës për hyrjen e paligjshme të pacientit në vend. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë