Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Inspekcioni në Prishtinë kontrollon bizneset për dezinfektimin e hapësirave

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se ekipet do të inspektojnë secilin biznes nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.

“Ekipet e Inspekcionit po vazhdojnë të kontrollojnë secilin biznes, nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.

– Dezinfektoni hapësirat, karrocat, shportat…??

– Mbane distancën, dhe mos shërbeni pa mjete mbrojtëse! ??

“Fitorja” ndaj pandemisë, është në duart e secilit prej nesh. Sa më të kujdesshëm që jemi, aq më shpejt e kalojmë këtë sfidë të përbashkët!”, ka njoftuar Tahiri.

Youtube

Arkiva

Kategoritë