Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh ngushëllime për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës më pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-gazetares dhe kompozitores, Violeta Rexhepagiqi.

Rexhepagiqi do të kujtohet gjithmonë si një profesioniste e gazetarisë, e cila për shumë vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte edhe korrespodente në TV Sky Neës.

Rexhepagiqi ishte e njohur edhe me paraqitjet në grupin e muzikës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

AGK, iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të ish-gazetares Rexhepagiqi”, shkruhet në komunikatën e AGK-së.


Youtube

Arkiva

Kategoritë