Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
UNICEF: Fëmijët në paraburgim janë në rrezik të shtuar të infektimit me COVID-19 dhe duhet të lirohen

Qindra mijëra fëmijë që ndodhen aktualisht në mbajtje nëpër vende në mbarë botën janë në rrezik serioz të infektimit me COVID-19.

“Shumica e këtyre fëmijëve janë duke u mbajtur në hapësira të izoluara apo të mbipopulluara me qasje të pamjaftueshme në ushqim, shërbime të kujdesit shëndetësor dhe higjienës – kushte që janë tejet të favorshme për përhapjen e sëmundjeve si COVID-19. Një përhapje e infektimit në ndonjërën prej këtyre objekteve mund të ndodhë në çdo moment.

“Fëmijët në mbajtje janë poashtu më të cenueshëm ndaj neglizhimit, abuzimit dhe dhunës me baza gjinore, sidomos nëse nivelet apo kujdesi i stafit ndikohet negativisht nga pandemia apo masat kontrolluese.

“Anembanë globit, fëmijët ndodhen në sisteme të drejtësisë për të mitur duke përfshirë mbajtjen në paraburgim, të mbajtur në paraburgim për shkak të emigrimit apo për arsye të tjera administrative, të arrestuar në lidhje me konflikte të armatosura, siguri kombëtare apo aktivizëm, apo që jetojnë me prindër në paraburgim. Këta fëmijë dhe ata që janë në rrezik të marrjes së virusit për shkak kushteve themelore të shëndetit fizik dhe mendor duhet të lirohen”, thuhet në komunikatën për media të UNICEF-it.

UNICEF u ka bërë poashtu thirrje autoriteteve gjyqësore në vendin tonë që ta rishqyrtojnë zëvendësimin e masave të paraburgimit dhe masat edukative për të miturit me masa të bazuara në shtëpi si arrest shtëpiak apo mbikëqyrje intenzive nga prindërit .

“Në Kosovë, ne i ftojmë autoritetet gjyqësore ta rishqyrtojnë zëvendësimin e masave të paraburgimit dhe masat edukative për të miturit me masa të bazuara në shtëpi si arrest shtëpiak apo mbikëqyrje intenzive nga prindërit.

“U bëjmë thirrje institucioneve dhe autoriteteve të tjera ndaluese që urgjentisht t’i lirojnë të gjithë fëmijët që mund të kthehen në mënyrë të sigurt tek familjet e tyre apo në alternative të tjera. Alternativat tjera përfshijnë kujdesin nga familja e gjerë, nga familjarë të tjerë apo me bazë në komunitet.

“UNICEF-i poashtu bën thirrje për shtyrje të menjëhershme të afatit për pranimet e reja të fëmijëve në qendrat e mbajtjes”.

“UNICEF-i dhe Aleanca për Mbrojtjen e Fëmijëve në Veprimin Humanitar, së bashku me organizatat më të mëdha për të drejtat e fëmijëve, akademikët dhe agjencitë e OKB-së kanë lëshuar udhëzues për veprimet kryesore që mund t’i ndërmarrin autoritetet për t’i mbrojtur fëmijët e privuar nga liria gjatë pandemisë. UNICEF-i mbetet i gatshëm për t’iu ndihmuar autoriteteve në përgatitjen për lirimin e fëmijëve, duke përfshirë  identifikimine kushteve të sigurta.

“Të drejtat e fëmijëve për mbrojtje, siguri dhe mirëqenie duhet të mbështeten në çdo kohë, e sidomosgjatë krizave sikur ajo me të cilën bota po përballet sot. Mënyra më e mirë për t’i përkrahur të drejtat e fëmijëve në mbajtje në mesin e një pandemie të rrezikshme është lirimi i tyre i sigurt”.

Ndërkaq Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z. Murat Sahin ka thënë se Qendra ka fituar kapacitete të dukshme me mbështetjen e UNICEF-it gjatë dekadës së fundit.

“Së fundmi e kam vizituar Qendrën Korrektuese Edukativenë Lipjan. Qendra ka fituar kapacitete të dukshme me mbështetjen e UNICEF-it gjatë dekadës së fundit. Kam takuar shumë të rinj në qendër të cilët janë duke marrë pjesë në programe të edukimit të bazuar në shkathtësi, duke përfshirë programin UPSHIFT. Këta të rinj janë të etur për t’u kthyer në shoqëri dhe për t’u bërë qytetarë produktiv”./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë