Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Vitia takon ambasadorin britanik, flasin për menaxhimin e situatës nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ambasdori Britanik, Nicholas Abbot, kanë diskutuar për menaxhimin e sitautës me COVID-19 në Kosovë.


“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Britanik në Kosovë Nicholas Abbott me të cilin diskutuan për situatën aktuale në Kosovë për sa i përket Korona virusit Covid-19.

Ambasadori Abbott përgëzoi Ministrin Vitia për punën e bërë nga Ministria dhe institucionet e tjera në përgjigje ndaj situatës epidemiologjike me Koronavirusin Covid-19 dhe shprehu mirënjohjen e tij për përfshirje në këto masa edhe të komuniteteve pakicë në Kosovë, veçanërisht të komunitetit serb.

Ambasadori theksoi nevojën e bashkëpunimit duke injoruar dallimet politike për sa i përket qasjes në menaxhimin e situatës me Koronavirusin Covid-19 në Kosovë.

Ministri Arben Vitia e ka informuar Ambasadorin Abbott lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

Gjithashtu, shprehu falënderimin e tij për mbështetjen që në vazhdimësi Kosovës i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar si në rrafshin politik ashtu edhe në atë shëndetësor si dhe gatishmërinë për të shtuar angazhimet në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës së Kosovës pa dallim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Youtube

Arkiva

Kategoritë