Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Ahmeti: Kemi krijuar ekipin e vullnetarëve për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur që nga kjo javë janë krijuar ekipe të vullnetarëve në Prishtinë, për të shpërndarë pako higjienike dhe ushqimore për personat që kanë nevojë për to.

“Këtë javë kemi krijuar ekipin e vullnetarëve në Komunën e Prishtinës për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për ata që kanë më së shumti nevojë. Po ashtu po mendojmë edhe për ekipe që do ti ndihmojnë të moshuarit që jetojnë vetë për shërbime që ata mos me pas nevojë me dal.

Duhet të racionalizojmë ndihmat duke targetuar së pari ata që kanë më së shumti nevojë. Kjo kombinuar me intervenimin ekonomik do ta zbusë situaten sado pak”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë