Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Izolohen rastet e para në konviktet e studentëve

Një ekip basketbollistesh të ardhur nga Londra janë personat e parë të cilët janë izoluar në Qendrën Studentore në Prishtinë si të dyshuar për infektim me koronavirus, Covid-19.

Ata do të qëndrojnë në vet izolim për 14 ditë me radhë.

E Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim që Qendra e Studentëve të bëhet karantinë.

Në vendim thuhet se Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantine.

Vendimi ka këto pika:

1. Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantinë

2. Personat për të cilët vërtetohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundjen nga Coronavirus futen në karantinë.

3. Qendra e studentëve kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin nr.01/1L të datës 15/03/2020. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë