Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkruan mjeku italian pas 13 orësh punë: Unë nuk jam dhe nuk ndjehem si hero

Nicola Sgarbi, mjek i specializuar në Itali, ka publikuar një fotografi që e portretizon me shenja, praktikisht dhembje, të krijuara pas shumë orësh pune nga maska dhe pajisjet e tjera mjekësore që i vesh, ndërsa kursen pacientët me koronavirus.

Ja çfarë shkruan ai:

Nuk më pëlqejnë selfiet.

Megjithatë, dje, unë bëra këtë foto. Pas 13 orësh në Kujdesin Intensiv, pasi hoqa të gjitha pajisjet mbrojtëse, shkrepa një selfie.

Unë nuk jam dhe nuk ndjehem si hero.

Unë jam një person i zakonshëm, i cili e do punën e tij dhe që, tani më shumë se kurrë, është krenar që mund ta bëj këtë duke dhënë gjithçka nga vetja në vijën e parë, së bashku me njerëz të tjerë të mrekullueshëm (mjekë, infermierë, teknikë apo pastrues).

Kjo është arsyeja pse unë nuk më intereson për orët e shumta që kaloj në punë, shenjat në fytyrë, dhimbjet e shpinës, lodhjen, shujtat e kapërcyera dhe shumë më tepër.

E gjithë kjo do të kalojë.

Do të kalojë falë gjithë juve dhe përkushtimit dhe sakrificave tuaja.

Do të kalojë nëse jemi të bashkuar në një përpjekje të jashtëzakonshme të përbashkët.
Një porosi nga unë: Mos u dorëzo kurrë!/Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë