Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar që edhe katër raste të tjera kanë dal pozitiv në testin për COVIC-19, duke e shtuar kështu numrin në gjithsej 13 raste.
Rastet e ra janë ngushtë të lidhur me pacientin nga Stublla e Vitisë – i cili u diagnostifikua me koronavirus më 13 mars.
“E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”,
“Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka shkruar Vitia në një postim në Facebook.