Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka konsiderohet gjendje emergjente e shëndetit publik dhe si veprohet në raste të tilla?

Pas katër rasteve të fundit me coronavirus në Kosovë, Qeveria ka vendosur të shpallë gjendjen e emergjencës së shëndetit publik.

Përmes një vendimi Kurti ka njoftuar se të gjitha institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konfrom planit të reagimit kombëtarë, si dhe Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e emergjencës së shëndetit publik.

Por çka konsiderohet gjendje emergjente?

Në gjendje emergjente, shtetit i lejohet të përdorë çdo mjet të mundshëm në luftim të virusit sipas dispozitave dhe Pika e dytë e nenit 41 thotë se se për ta parandaluar futjen dhe përhapjen e kolerës, murtajës, variola vera, etheve hemorragjike virale, etheve të verdha, SARS-it, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në tërë vendin, Ministria e Shëndetësisë, me akte nënligjore përcakton masat e posaçme të jashtëzakonshme për mbrojtje nga këto sëmundje, si vijon:

Ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur epidemia e ndonjërës nga këto sëmundje,
Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara,
Kufizimi ose ndalimi i qarkullimit të llojeve të veçanta të mallrave dhe të produkteve,
Pjesëmarrja e detyrueshme e institucioneve shëndetësore, institucioneve të tjera dhe e qytetarëve në luftimin e sëmundjes dhe në shfrytëzimin e objekteve, të pajisjes dhe të mjeteve të transportit me qëllim të luftimit të sëmundjeve ngjitëse,

Duhet përmendur se të premten u raportuan rastet e para në Klinë dhe Viti -pastaj të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës. Të tri këto qytete janë në karantinë.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, vazhdojnë apelin që qytetarët për kujdes të shtuar dhe higjienë të duhur si pjesë e parandalimit të përhapjes së coronavirusit. /Familja Jone


Youtube

Arkiva

Kategoritë