Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Italianët këndojnë nëpër ballkone (VIDEO)

Italia është shteti më i prekur evropian nga COVID-19. Mbi 1 mijë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit dhe miliona italianë tash e disa ditë janë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre.

Italianët njihen për shpirtin gazmor që kanë dhe atë nuk e kanë humbur as në këto ditë.

Përderisa janë të vetë-izoluar dhe janë në luftë kombëtare ndaj pandemisë COVID-19, ata mbrëmjen e së enjtes përmes këndimit në ballkone të tyre, janë munduar që ta mposhtin frikën që kanë.

Nëpër rrjete sociale janë duke qarkulluar shumë video ku italianët nëpër ballkone këndojnë.

Disa prej tyre këndojnë edhe himnin kombëtar, si një motiv që italianët do i kalojnë këto ditë.

Më poshtë mund t’i shikonin nje prej videove:

https://twitter.com/davidallegranti?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1238232097636200448&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.huffpost.com%2Fentry%2Fcoronavirus-singing-italy-siena-lockdown_n_5e6b7f37c5b6747ef11b5f28

Youtube

Arkiva

Kategoritë