Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Afazia anomike – kur personi ka probleme me shprehjen e fjalëve

Afazia anomike, është një lloj i butë i afazisë, ku personi ka probleme në shprehjen e fjalëve (sidomos me emra dhe folje).

Personat me afazi anomike, mund të përshkruajnë një objekt në detaje e madje edhe mund ta demonstrojnë se si objekti përdoret, por nuk ju kujtohet fjala konkrete për objektin.

Cilat janë tipat e anomisë?

Anomia e fjalëve – kur pacienti e di se për çfarë përdoret objekti por nuk mund ta emëroj atë.

Anomia semantike – është çrregullim kur kuptimi i fjalëve humbet.

Afazia anomike, mund të paraqitet kur ka dëmtime në hemisferës së majtë të trurit. Ndonëse nuk dihen shkaqet kryesore të anomisë, shumë hulumtues besojnë që janë disa faktorë që ndikojnë tek afazia anomike.

Mënyra më e mirë për të diagnostifikuar afazinë anomike, është duke u testuar me vjalë dhe fotografi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë