Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Bronkiti Akut: Simptomat dhe Trajtimi

Bronkiti është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes e cila shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri.

Bronkiti akut zgjat vetëm një kohë të shkurtër (disa javë ose më pak). Bronkiti kronik zgjat shumë dhe mund të përsëritet. Zakonisht kjo shkaktohet nga irritimi i vazhdueshëm, si pirja e duhanit.

Bronkiti akut zhvillohet shpesh gjatë periudhave të sëmundjeve virale akute si influenca apo i ftohti i zakonshëm. Viruset janë shkaktarët më të shpeshtë të rasteve me bronkit akut (rreth 90%) viruset më të shpeshta janë: rhinoviruset, coronaroviruset, adenoviruset, virusi i parainfluences, virusi sincytial respirator, influenca.

Simptomat e bronkitit akut mund të përfshijnë:

dhimbje të fytit

ethe

kollë që sjell një mukus të qartë, të verdhë ose të gjelbër

bllokimi në gjoks

gulçim

vështirësi në frymëmarrje.

Grupmoshat më të prekura janë ato ku dhe imuniteti është më i dobësuar si: fëmijët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike veçanërisht sëmundje pulmonare.

Trajtimi i bronkitit akut është kryesisht simptomatik. Antiinflamator josteroid mund të përdoren për të kuruar kollën dhe tharjen e fytit.

Edhe pa trajtim shumë raste të bronkitit akut zgjidhen shpejt. Ju mund të ndihmoni në parandalimin e bronkitit akut duke qëndruar të shëndetshëm dhe duke shmangur mikrobet. Lani duart shpesh për të vrarë viruset./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë