Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
A është e rëndësishme mosha e prindërve?!

Të bëhesh prind është kënaqësia më e madhe.

Të rrisësh një fëmijë është sfidë, stres, lodhje, gëzim e energji…

Mosha e prindërve kur ata bëhen me fëmijë është e ndryshme.

Disa zgjedhin që këtë detyrë ta kryejnë më herët, por ka edhe të tillë që vendosin që ta bëjnë më vonë.

Secila grupmoshë ka përparësitë e veta.

Të bëhesh prind në moshë të re, ka lehtësime të ndryshme.

Gjumi nuk është diçka që e keni shumë problem, sepse jeni mësuar të dilni dhe të pajtoheni me pak orë gjumë.

Miqtë  tuaj do ti keni gjithmonë në dispozicion sepse ju jeni e para që keni lindur një fëmijë, dhe për të gjithë kjo është interesante.

Fëmijët tuaj do ti njohin edhe stërgjyshërit tuaj.

E sa ju përket juve, do ta keni më të lehtë rikuperimin pas lindjes sepse eshtrat janë më të butë dhe kthehen më shpejtë në vendin e tyre.

Ndërkohë kur miqtë tuaj tashme vendosin të bëhen prindër, ju mund të luani rolin e ekspertit sepse ju këtë e keni bërë kohë më parë.

E gjithashtu kur fëmija juaj hynë në moshë të adoleshencës ju shumë më lehtë e keni të miqësoheni me të sepse keni më pak diferencë në moshë.

Por edhe ju që zgjidhni të bëheni prindër më vonë, mos u pendoni, keni shumë përparësi.

Fillimisht i ofroni fëmijës tuaj stabilitet më të madh financiar.

Ju keni të mbaruar plotësisht edukimin dhe jeni më të gatshëm ti kuptoni situatat me të cilat do të përballeni.

Gjithçka e merrni më të shtruar sepse keni parë shumë prindër duke rritur fëmijët e tyre dhe tashmë dini shumë gjëra.

I kushtoni më shumë kohë fëmijës tuaj, sepse shkollën e keni të mbaruar, çfarëdo trajnimi gjithashtu, keni një punë stabile, keni dalë shumë të shëtitni, dhe krejt çka keni nevojë është koha me të voglin tuaj.

Jeni më të durueshëm, sepse jeni më të pjekur, nuk nevrikoseni për shkarravitjet që fëmijët bëjnë në shtëpi.

Keni më shumë durim që të merrni me secilin sherr që ata bëjnë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë