Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Shoqja që ua thotë të vërtetën e vrazhdë, ua do të mirën!

Nëse ndonjëherë keni pyetur vetën, pse ndjeheni shumë rehat me një mik që në të njëjtën kohë edhe ‘ju ofendon’, atëherë besoni atë që ndjeni!

Ju ndjeheni rehat, pasi sipas shkencës, personat që janë totalisht të sinqertë deri në masën që mund të duket sikur janë duke ju ofenduar, në fakt ata brengosen më së shumti për ju!

Sipas një studimi të publikuar në Association for Psychological Science, shoqet/shokët që me qëllim ju intrigojnë ndjenjat negative, në fakt besojnë që ju mund të përfitoni nga këto ndjenja negative në të ardhmen. Ata sugjerojnë, që miqtë e vërtetë ju thojnë të vërtetën të pamaskuar, pasi shqetësohen shumë për ju.

Udhëheqësja e këtij studimi, Belen Lopez-Pere, ka shpjeguar që njerëzit mund të bëhen ‘mizor’ pasi duan që ju ta shihni të vërtetën ashtu siç është./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë