Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat që tregojnë se dikush është pasiv-agresiv

Njerëzit me personalitete pasive-agresive janë të gjithë ata që tentojnë të shmangin konfliktin. Ata nuk dallohen në rrethin e tyre shoqëror, sidomos në fillim pasi arrijnë shumë mirë ta maskojnë sjelljen e tyre.

Ata në vend se të refuzojnë të punojnë në një projekt tjetër, pretendojnë se kanë harruar për afatin e fundit të dorëzimit të tij.

“Në vend që të shprehin emocionet e tyre negative, ata e bëjnë atë në mënyrë indirekte,” thotë psikologu Adam Borland.

Njerëzit pasivë-agresivë nuk e shprehin zemërimin apo pakënaqësinë e tyre. Ata mblidhen me urrejtje dhe e maskojnë atë me një buzëqeshje të rreme. Edhe nëse nuk pajtohen me diçka që thoni ju ata do të duken sikurse i mbështesin mendimet tuaja.

Sjelljet pasive-agresive kanë një gjë të përbashkët: “është një ndarje në komunikim”, thotë Dr. Borland.

Njerëzit pasivë-agresivë edhe kur ofendohen rëndë, e shmangin përballjen e drejtpërdrejt dhe zakonisht thonë gjëra si “s’ka lidhje”, ngase refuzojnë të pranojnë se u janë lënduar ndjenjat.

 “Në vend që të thonë pse janë të mërzitur dhe të ndajnë shqetësimet e tyre, ata flasin apo bëjnë gjëra pas shpine”./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë