Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
KENI DHIMBJE TË VAZHDUESHME TË TRUPIT – PSE NDODH KJO?

Keni filluar të ndjeni dhimbje të trupit dhe nuk keni asnjë problem specifik shëndetësor? Ju shqetëson kjo sepse nuk e dini se nga kush po shkaktohet ky mundim?!

Ja përgjigja: Është stili i jetës që bëni ai që gradualisht ka ndikuar që trupi juaj të fillojë të ketë dhimbje.

Gjatë viteve, kockat mund të dëmtohen apo konsumohen duke shkaktuar dhimbje të vazhdueshme e të bezdisshme.

Çfarë e shkakton dhimbjen e vazhdueshme

  • Qëndrimi i keq ndër vite
  • Ngritja e objekteve shumë të rënda
  • Mbipesha mund të shkaktojë dhimbje mesi
  • Raste të dëmtimit të shtyllës kurrizore
  • Lëndimet e jashtëme
  • Veshja e këpucëve me takë të lartë për një kohë të gjatë
  • Fjetja në një krevat të parehatshëm

Përveç këtyre shkaqeve dhimbja e vazhdueshme mund të jetë pasojë e sëmundjeve të fshehura.

Artriti, osteoartriti janë shkaqe të njohura të cilat shkaktojnë dhimbje të vazhdueshme që mund të degjerojnë gjatë viteve.

Personat që vuajnë nga këto sëmundje përjetojnë dhimbje të vazhdueshme të kockave dhe kanë vështirësi në lëvizje.

Krahas artirtit dhe osteoartriti, fibromialgjia është një ndër sëmundjet që shkakton dhimbje pa shkak.

Është një gjendje që shkakton dhimbje të shpërndarë të muskujve në të gjithë trupin.

Kujdesuni të merrni trajtimin e duhur nga mjeku dhe bëni një jetesë aktive e të shëndetëshme duke mos e sforcuar trupin tuaj.

Për ta arritur këtë duhet:

Të hani më shumë fruta dhe perime

Më shumë të gjelbra, më pak mish

Reduktoni sheqerin

Ecni sa më shumë të keni mundësi

Kujdes me peshën.

Mbani trupin në formë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë