Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Kur është koha më e mirë për të ushtruar?

Ndërkohë që për disa njerëz nuk paraqet problem të zgjuarit herët në mëngjes, për disa të tjerë kjo mund të jetë vërtetë problematike.

E njëjta gjë vlen edhe për aktivitetin fizik. Përderisa dikush mund ta bëjë me qejf herët në mëngjes, për disa të tjerë mund të jetë e papërballueshme.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, gjetja e kohës së përkryer për të ushtruar është preferencë personale, kjo për shkak se ushtrimet supozohet t’ju bëjë të ndiheni më mirë e më të fuqishëm – por nëse muskujt janë të tendosur në mëngjes ose nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, kjo mund të jetë joproduktive.

Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të ushtroni në mëgjes. Disa hulumtime sugjerojnë se mbajtja në një kohë specifike e stërvitjes mund të rezultojë në performancë më të mirë, konsum më të lartë të oksigjenit dhe reduktim të lodhjes.

Një tjetër faktor i rëndësishëm në përcaktimin e cilësisë së stërvitjes është temperatura kryesore e trupit. Një trup i ftohtë i bënë muskujt të tendosur, joefikas ndërsa temperaturat më të larta i bëjnë muskujt më fleksibil. Temperatura e trupit rritet zakonisht gjatë gjithë ditës, kështu që forca dhe qëndrueshmëria e muskujve mund të rritet në pasditen e vonë kur temperatura e trupit është më e lartë.

Mirëpo ndonjëherë më e lehtë është të mbani një rutinë të stërvitjes në mëngjes. Krejt kjo për arsye se ushtrimet pasdite dhe gjatë mbrëmjes mund të jenë në konflikt me përgjegjësitë e tjera që i keni gjatë ditës. Ushtrimet e mëngjesit gjithashtu mundësojnë një jetë pa stres. Sipas një studimi të bërë, rezultoi se puna në orën 7 të mëngjesit mund të ndihmojë njerëzit të flenë më rehat gjatë natës.

Prandaj e rëndësishme, është të gjeni një orar të qëndrueshëm të stërvitjes, pa marrë parasysh kohën se kur. Mjafton që ushtrimet të jenë produktive./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë