Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Shpëtohet në QKUK foshnja 14 muajshe që i kishte mbetur kikiriki në fyt

Vetëm 14 muajshe është foshnja, N.G, së cilës iu shpëtua jeta sot në Klinikën e Otorinolaringologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Mjekët e ORL-së, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Anesteziologjisë e Reanimacionit dhe Klinikës së Pediatrisë, arritën që pas intervenimeve ta shpëtojnë foshnjën 14 muajsh.

Ajo kishte përbirë kikirikë, copëza të së cilëve i kishin mbetur në fyt. Duke parë gjendjen e fëmijës, prindërit fillimisht ishin drejtuar në Klinikën e Pediatrisë, ndërkohë fëmijës po i shtoheshin problemet me frymëmarrje, me rekomandim të mjekut pediatër, fëmija është drejtuar në Klinikën e ORL-së.

Pas konsultimit në mes mjekëve të tre klinikave, në mënyrë konsiliare vendoset që fëmijës t’i bëhet trakio bronkoskopi (ndërhyrje në rrugët e frymëmarrjes).

Pasi ishte ftuar edhe ekipi shtesë i ORL-së, për të asistuar në kryerjen e kësaj procedure, fëmijës i hoqën 4 copëza kikirikë dhe iu liruan rrugët e frymëmarrjes.

Të gjitha këto procedura thuhet se janë kryer me pëlqimin e familjarëve, teksa procedura në është kryer me aparaturën e re të bronkoskopisë, me të cilën është furnizuar së fundmi Klinika e ORL-së./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë