Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
DONI TË RUANI DHËMBËT E FËMIJËVE? JA SI TË VEPRONI!

Një gëzim që nuk përshkruhet, është atëherë kur del dhëmbi i parë i bebes tuaj, një moment i paharrueshëm që tregon se ai po rritet.

Por tani ju po hyni në një fazë tjetër, një kujdes të ri. Dhëmbët janë një prej elementeve kyçe që duhet ruajtur sepse janë thjesht një tregues i shëndetit të fëmijës tuaj.

Shumë gjëra mund të ndikojnë në prishjen e tyre, prandaj duhet zgjedhur mirë ushqimet. Edhe pse të shëndetshme, disa lloj ushqimesh duhet konsumuar me masë sepse mund të ndikojnë në prishjen e dhëmbëve të fëmijës tuaj.

Frutat patjetër që duhet të jenë ushqimi kryesor në dietën e tyre dhe jeni fatlum nëse ai ose ajo i preferon. Por duhet bërë një balancë edhe me ushqimet tjera, sepse konsumimi i shumtë i tyre mund të shkaktojë dëm.

Frutat kanë aciditete me shumicë dhe mund të jenë të dëmshme për dhëmbët. Janë një pako plot me sheqer, ku ushqehen bakteret dhe prodhohet acid. Gjithashtu edhe frutat e thata padyshim që janë të shëndetshme, por këshillohet që të bluhen, dhe të jepen në formë të qullit.

Edhe ato kanë aciditet me shumicë, por ajo që i bën edhe më të dëmshëm është fakti se ato ngjiten dhe rrinë tek dhëmbët

Kujdes të shtuar duhet të kemi me lëngjet, edhe nëse janë natyrale të shtrydhura. Ato janë shumë të koncentruar, dhe më shumë se një gotë mund të ndikojë në dëmtim dhëmbësh.

Me tu rritur fëmija juaj, çaji duhet zënë vend në listën e pijeve. Dinë të jenë shumë të pëlqyera për fëmijët, por më shumë se një gotë në ditë është e tepërt.

E të gjithë e dimë që larja e dhëmbëve është një prej detyrave ditore kryesore.

Por këtu keni kujdes, duhet të zgjidhni një furçë adekuate për moshën e fëmijës tuaj, gjithashtu me standard sepse një furçë jo e mirë mund ta ketë efekte negative./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë