Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
A mundet që mbushja e buzëve të shkaktojë virusin herpes?

Nëse ndodh që jo rrallë të prekeni nga virusi herpes Simplex, me siguri keni vërejtur se cilat janë disa nga faktorët që nxisin këtë virus.

Stresi, moti, kimikatet dhe dëmtimi i buzës mund të zgjojnë të gjithë virusin në trupin tuaj. Por punksionet e gjilpërave mund të jenë veçanërisht nxitëse për plagët e ftohta.

Prandaj, kur caktoni ose konsideroni një mbushje të buzëve, ekspertët këshillojnë që së pari dermatologu të rishikojë historinë se sa  keni qenë ose jeni të prirur për tu prekur nga ky virus. Nëse jeni të prirur për tu prekur nga herpesi, atëherë ai do të ju përshkruajë një ilaç antiviral, e që duhet marrë disa ditë para procedurës.

Rreziku më i madh për tu prekur nga ky virus, është një deri në dy ditë pas injektimit të procedures së mbushjes së buzëve.

Edhe pse mund të ndodh që të përfundoni këtë procedurë dhe mos të fitoni fare këtë virus, duhet patjetër që të jeni të kujdesshëm dhe të minimizoni rrezikun./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë