Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Se cilat janë ushqimet që duhet dhe nuk duhet t’i hamë nëse kemi kolesterol të lartë – tregon kardiologu, Arlind Batalli

Albina Selmanaj

Kolesteroli është një substancë, që gjendet në të gjitha qelizat e trupit tuaj. Trupi juaj ka nevojë për pak kolesterol për të prodhuar hormone, dhe vitaminë D.

Kolesteroli gjendet gjithashtu në ushqimet me origjinë shtazore, si të verdhat e vezëve, mishi dhe djathi.

Në një intervistë për Familjajonë kardiologu Arlind Batalli, shpjegoi më detjaisht për kolesterolin, shkaktarë e ngritjes së tij dhe ushqimet që na ndihmojnë rreth kësaj gjendje.

Hiperkolesterolemia është teprica e kolesterolit të plotë në gjak e cila sipas kardiologut, Batalli mund të shkaktohet nga ndryshimet e trashëguara, por që edhe kequshqyerja ndikon në përkeqësimin e këtij problemi shëndetësorë.

Hiperkolesterolemia mund të jetë familjarë që mund të shkaktohet nga ndryshimet e trashëguara (mutacionet) në gjenet LDLR, APOB dhe PCSK9, të cilat ndikojnë në mënyrën se si trupi juaj rregullon dhe largon kolesterolin nga gjaku juaj. Rreth 60-80% e njerëzve me FH kanë një mutacion të gjetur në një nga këto tre gjene Po është Holesterin e lartë në gjak mund ta shkakton keq ushqyerja,inaktiviteti fizik, keq funksioni i gjëndrës tiroide.”, shpjegoi Batalli.

Sa i përket testimit për kolesterol të lartë, Batalli rekomandoi që pacientët mbi moshën 20 vjeçare duhet të bëjnë një testim yndyre çdo 5 vjet, ndërsa pacientët me risk të lartë duhet t’i kontrollojnë nivelet e kolesterolit më shpesh.

 “Rekomandohet që të gjitha subjektet mbi moshën 20 vjeçare të bëjnë një testim për yndyrën se paku një herë në 5 vite për ata me risk të ulët, ndërsa personat me risk te lart dhe sëmundje te njohur duhet të bëjnë një test me shpesh”, tregoi ai.

Ndërkaq, sipas Batallit ushqimet më të mira për parandalimin e kolesterolit të lartë në gjak janë ato që përmbajnë më shumë fibra dhe që nuk përmbajnë yndyra, ndërsa përdorimin e mishit të kuq dhe bylmetin ai rekomandoi që ta rralloni në vetëm dy herë në javë.

Sa i përket parandalimit, faktori trashëgues është i pa modifikueshëm. Por stili i jetës dhe mënyra e të ushqyerit janë krucial. Rekomandohet për çdo të rritur aktivitet fizik i moderuar së paku 150 minuta ne javë, ushqimi i pasur me fibra, pa yndyra duhet ti largohemi përdorimit të mishit të kuq jo më shpesh se dy here në javë dhe ushqimeve të bylmetit, me shpesh fruta dhe perime”, përfundoi Batalli.

Ndryshe, kolesteroli i lartë është një faktor serioz rreziku për sëmundjet e zemrës. Ai mund të prekë si burrat, ashtu edhe gratë dhe zakonisht rritet me kalimin e kohës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë