Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për dhimbjet e qafës dhe shkaktarët e këtyre dhimbjeve – flet Jehona Ismaili Kadriaj, interniste – reumatologe

Dhimbja e qafës, e njohur edhe si cervikalja, është një çrregullim shumë i zakonshëm, i shoqëruar me shkaqe të ndryshme që kontribuojnë në të.

Dhimbja e qafës mund të jetë sinjal i problemeve të shumta, por më së shpeshti lidhet me strukturat e qafës.

Në një intervistë për Familjajonë reumatologia, Jehona Ismaili Kadriaj tregoi më detjaisht rreth dhimbjeve të qafës, shkaqet dhe diagnostikimin e këtij problemi.

Sipas reumatologes të gjitha grupmoshat mund të preken nga dhimbjet e qafës, por që gjinia femërore është më e prekur nga këto dhimbje.

Të gjitha grup moshat mund të kenë dhimbje qafe. Femrat preken diç më shumë nga dhimbja e qafës në raport me meshkuj. Njerëzit që kanë pozitë të fiksuar për orë të tëra p.sh. qëndrimi i gjatë pranë kompjuterit janë më të rrezikuar nga dhimbjet e qafës. Rreth 30% e njerëzve përjetojnë gjatë jetës së paku një episod të dhimbjes së qafës çdo vit”, tregoi Ismaili.

Tutje, ajo tregoi edhe për shkaktarët e këtyre dhimbjeve, duke theksuar tendosjet e muskujve të lidhura me aktivitetet e zgjatura fizike si dhe qëndrimet e gjata pranë kompjuterëve si dy nga faktorët më të shpeshtë që shkaktojnë dhimbje të qafës.

Tërheqjet( zgjatjet) e strukturave të qafës ( mekanike) si rezultat i sforcimeve fizike, apo mbingarkesës së qafës dhe supeve! Në 10% të rasteve shkaktarë janë sëmundjet sistemike si polimialgjia reumatica, spondiloartriti axial, artriti reumatoid, tumorët dhe infeksionet. Faktorët mekanikë më të shpeshtë që shkaktojnë dhimbje të qafës janë: Tendosjet e muskujve të lidhura me aktivitetet e zgjatura fizike, qëndrimet e gjata pranë kompjuterëve. Tendosja akute e muskujve mund të shfaqet edhe krejt papritur gjatë fjetjes në pozicion jo adekuat Konsumimi i duhanit eshte faktor predispozues ne dhimbjen e qafes. Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik Osteoartriti, Hernia intervertebrale, jep më shpesh dhimbje supesh etj, shpjegoi Ismaili.

Ndërkaq, sa i përket diagnostikimit të dhimbjeve të qafës, reumatologia tha se pjesa kryesore për vënien e diagnozës është anamneza e pacientit.

Anamneza e pacientit, ekzaminimi fizik janë kryesoret në vënien e diagnozës. Ka pacientë që nuk kanë përmirësim në terapinë fillestare andaj duhet tu bëjmë ekzaminime shtesë si Rëntgenografi, Rezonancë magnetike , tomografi kompjuterike që të kuptojmë nëse kemi të bëjmë me probleme të indeve të buta, hernie diskale, stenozë spinale, tumorë apo lëndime të nervave.”, tha Ismaili.

Ekzistojnë një shumëllojshmëri trajtimesh; trajtimi më i përshtatshëm varet nga shkaku i dhimbjes së qafës dhe sesa e rëndë është ajo, e sipas reumatologes kthimi i lëvizjeve të qafës është pjesa më e rëndësishme e terapisë

Mbajtja e qaforeve për fiksim të qafës duhet të praktikohet për periudha sa më të shkurta kohore. Aktivitetet fizike duhet të ndërpriten derisa dhimbja nuk qetësohet, ndërsa rekomandohen levizje të qafës , gjithmonë të ngadalëshme në të gjitha drejtimet duke shtendosur muskujt që mund të jenë të tkurrur. Ky ushtrim mund te jete shumë i dobishëm sidomos gjatë dushit me ujë të ngrohtë. Rekomandohet edhe terapia fizike pas konsultes me mjekun fiziater 5-10 min masazhe me akull mbi zonat e dhimbjës 48 orët e para nga fillimi i dhimbjes mund të ndihmoj shumë duke relaksuar muskujt”, shtoi ajo.

Reumatologia për fund këshilloi që t’i kushtojmë shumë rëndësi trupit tonë dhe të  mos qëndrojmë me orë të tëra para kompjuterit që të mos kemi dhimbje të qafes apo probleme tjera me të.

Ti kushtojmë vëmendje trupit tonë, stilit të jetës, ushtrimeve të rregullta fizike, ushqimit të shëndetshëm! ⁃ Të mos rrimë me orë të tëra mbi kompjuter pa levizur, por kohë pas kohe të ngritemi , ti zgjasim muskujt e qafës dhe shpinës. ⁃ Ta largojmë stresin fizik nga qafa përmes ushtrimeve të rregullta dhe të zvogelojmë peshën trupore , përfundoi Ismaili./FAMILJAJONË

Youtube

Arkiva

Kategoritë