Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mungesa e gjumit mund t’i bëjë kockat më të brishta

Pandemia, ritmet stresuese, ndryshimi i zakoneve dhe kushte të veçanta të lidhura me moshën, si menopauza, janë elementë që mund të shkaktojnë shqetësime të gjumit, shkruan pazienti.it.

Ekspertët thonë se mungesa e gjumit mund t’i bëjë kockat më të brishta. Shpesh, ne nuk e kuptojmë se ekziston një lidhje e fortë midis disa funksioneve kryesore fiziologjike dhe organeve të trupit përgjegjës për shëndetin e përgjithshëm përfshirë edhe korrelacionin midis gjumit cilësor dhe metabolizmit të kockave.

Të ngrënit mirë është e rëndësishme, ne e dimë, por gjumi i mirë është po aq i rëndësishëm.

Duhet thënë se, fiziologjikisht, trupi ynë kushtëzohet nga veprimi i disa hormoneve, të cilat nxisin një sërë reaksionesh enzimatike, procese qelizore e tjerë.

Të qëndruarit zgjuar në një fazë në të cilën duhet të flemë çon, në fakt, në një tepricë të prodhimit të kortizolit, duke gjeneruar një aktivizim jonormal të sistemit imunitar dhe një gjendje tendencë “inflamatore” të disa pjesëve të trupit.

Kur ndjeni një gjendje stresi, si në rastin e menopauzës, shkaktohet një rreth vicioz.

Nëse jeni të stresuar, do ta keni më të vështirë për të fjetur, me kushte të tilla si zjarrmia dhe si rrjedhim, një gjendje e mëtejshme “agjitacioni”, me pasojë prodhimin e kortizolit, një hormon i krijuar nga trupi për të përballuar stresin dhe shkakun e sëmundjeve të shumta, si brishtësia e kockave./ATA

Youtube

Arkiva

Kategoritë