Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Operohen pesë fëmijët e parë me probleme kardiokirurgjike nga“Gift of Life” në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se në Klinikën e Kardiokirurgjisë, në kuadër të misionit të “Gift of Life”, janë operuar 5 fëmijët e parë me probleme kardiokirurgjike.

Mjekë nga Amerika dhe Italia, në kuadër të këtij misioni, pritet të kryejnë 10 operacione për fëmijët kosovarë që kanë probleme dhe anomali të zemrës.

Ndryshe, organizata “Gift of Life International” ka një histori të gjatë prej disa dekadash në shërbim të fëmijëve në SHBA dhe në mbarë botën, që nuk kanë mundësinë të ndërhyrjeve kirurgjikale për problemet në zemër në vende të tyre, sidomos duke u shërbyer fëmijëve me defekte të lindura të zemrës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë