Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“HandiKos” mban trajnimin tre ditor për aftësimin e personave me aftësi të kufizuar

Shoqata Joqeveritare “HandiKos” ka mbajtur trajtim tre ditor për aftësimin e stafit të shoqatës, frues të kujdesit me të rritur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara.

Nga HandiKos kanë njoftuar se ky trajnim ka pasur për qëllim aftësimin e pjesmarrësve për vlerësimin e karakteristikave te personit që i nevojitet karroca, montimin teknik, matjet, përdorimin, mirëmbajtjen dhe kujdesin shëndetësorë.

“U praktikuan në 3 llojet e karrocave që LDS mundësojnë: 1. Karrocë Standarde, 2. Karrocë Aktive, dhe 3. Karrocë Terreni. Pjesëmarrësit, me udhëzimet e marra, në fund aplikuan këto njohuri duke bërë vlerësimin dhe ofruar karrocën e duhur personave që kishin ardhur në HandiKos për të kërkuar karrocë të re”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se trajnimi është mundësuar nga LDS Charity, dhe ligjerues të trajnimit kanë qenë tre amerikanë dhe se pjesëmarrësit e trajnuar do të pajisen me certifikohen nga LDS, duke u bërë ofrues kompetent të karrocave.

Youtube

Arkiva

Kategoritë