Urologu, Vigan Vokshi përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka propozuar që kujdestaria 24 orëshe të përgjysmohet për 12 orë.
Sipas tij të punuarit aq gjatë është rraskapitës gjë që po ashtu po shkakton vdekjen e mjekëve në një moshë të herëshme.
“Kujdestaria 24h duhet te kalohet ne 12h sikurse ne Amerike dhe BE…nga lodhja e madhe dhe kujdestariat e shumta oret e punes mbas 12 nates po bejne qe edhe te kemi shume vdekje te specialisteve ne mosha te reja”, shkroi Vokshi.
Postimi i plotë:
Kujdestaria 24h duhet te kalohet ne 12h sikurse ne Amerike dhe BE.
Mendoje qe asnje individ ne qfardo profesioni, trupi i tij nuk eshte i afte te punoje 24h pa ndal, e aq me pak profesioni i doktorit i cili me nje gabim mund ta humb te gjithe investimin dhe karieren…
Qe ta ruajm Specialistin e te punoje deri ne pension dhe mbas pensionit te kontriboje per mjekesi duhet te fillohet qe tani te mendohet me shume rreth kushteve te punes dhe sistemit te punes…perndryshe Specialistat kane me dal shume ma heret ne pension, kontributi i tyre ka me qene i shkurt ne mjekesi…nga lodhja e madhe dhe kujdestariat e shumta oret e punes mbas 12 nates po bejne qe edhe te kemi shume vdekje te specialisteve ne mosha te reja 😞….
Shpresoje te punohet me shume rreth resurseve humane dhe te kemi nje jete te shendetshme dhe sa me pak stres…sepse kur ne jemi te shendosh e kemi edhe popullaten me te shendosh.
Dr. Vigan Vokshi MD Urolog