Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ja pse nuk duhet t’i krahasoni fëmijët tuaj me të tjerët

Krahasimi me të tjerët është i pashmangshëm si nga kolegët, shokët mes njëri-tjetrin,e po ashtu edhe nga prindërit. Prindërit për të patur fëmijë të “mirë” ose të “sukseshëm” i krahasojnë ata me të tjerët.

Ndërkohë, fenomeni i krahasimit shihet nga specialistët si një ndër gabimet më të mëdha në edukimin e fëmijës.

Një fëmijë që krahasohet shpesh me të tjerët është i palumtur, ankues, e kjo mund ta çoj deri në prishjen e marrëdhënieve me prindërit.

Prindërit e pakënaqur dhe shumë kërkues pa kuptuar i fusin fëmijët e tyre në një garë të ashpër inati, gjë që rezulton negative në karakterin e fëmijës.

“Çdo fëmijë ka ndjeshmëri të ndryshme nga tjetri dhe shfaqja e krahasimit i hap rrugë zvogëlimit të vetbesimit. Në vend që t’i krahasoni fëmijët tuaj me të tjerët përpiquni t’i zhvilloni aftësitë që ata mbartin. Jepini kurajo aty ku i mungon dhe përgëzojeni për arritjet. Ndonjëherë edhe një e buzëqeshur apo një ‘të lumtë’ mund të ndikoj në fitimin e vetbesimit”, shprehet specialistja për zhvillimin e fëmijës Gülşen Yıldırım.

Youtube

Arkiva

Kategoritë