Gazetari Alban Selimi përmes një postimi në facebook ka treguar për gjestin human që bëri sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet spcialisti i mjekësisë familjare, Muhemet Ademi, duke i ndihmuar financiarisht një prindi që kishte fëmijën në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Për një moment; krejt ne një kënd të korridorit ku nuk kishte njerëz, e vërejta që doktori nxorri kuletën dhe i gjuajti në xhep një shumë parash babait të fëmiut. Babai, refuzonte t’ia marrë; duke i thënë se bën zgjidhje sapo arrinë në spital.Doktori me ngulm insistoi; ia la paratë në xhep dhe u kthye në dhomë me shpejtësi.”, shkroi Selimi
Postimi i plotë:
Para rreth një ore, në QKMF në Prishtinë një fëmijë 4 vjeç e futi prindi i tij me shpejtësi në dhomën e doktorit i cili po kontrollonte një paciente tjetër.
Fëmiu kishte temperaturë shumë të lartë dhe kishte filluar edhe gjakderdhje për hundësh.
Pas disa minutash qëndrimi në dhomën e mjekut; pacienti doli jashtë bashkë me prindin që e mbante në dorë dhe me dorën tjetër komunikonte me dikë përmes telefonit.
Doktori doli bashkë me ta në korridor dhe e orientoi tek sporteli prej ku prindi do të duhej të vërtetonte udhëzimin dhe të nisej në spital.
Për një moment; krejt ne një kënd të korridorit ku nuk kishte njerëz, e vërejta që doktori nxorri kuletën dhe i gjuajti në xhep një shumë parash babait të fëmiut.
Babai, refuzonte t’ia marrë; duke i thënë se bën zgjidhje sapo arrinë në spital.
Doktori me ngulm insistoi; ia la paratë në xhep dhe u kthye në dhomë me shpejtësi.
Ndërkohe meqë kisha edhe pak punë aty, e kuptova që ishte ky Dr. Muhemet Ademi, specialist i mjekësisë familjare; nje djalë i ri në moshë; (që as nuk e njoh as nuk e pyeta nga është) por që një gjest si ky na bën të kemi besimin në një gjeneratë të re njerëzish profesionistë.