Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lëngu i portokallit dhe rëndësia e tij për mëngjes

Të gjitha lëngjet e freskëta të frutave janë jashtëzakonisht të pasura me materie bimore aq të nevojshme për organizmin, të ashtuquajtura tonutriente, të cilat na mbrojnë nga shumë sëmundje.

Në këtë kuptim më i miri është lëngu i portokallit, i cili përmban rreth gjashtëdhjetë antioksidante natyrale, ndër të cilat më së shumti avonoide, qe janë përgjegjëse për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe të imunitetit.

Një gotë lëng portokalli jep 110 kalori dhe i përmbush nevojat mesatare ditore për vitaminën C.

Është burim i mirë i kaliumit, folacinit dhe tiaminit (B1), ndërsa përmban edhe B6, niacin dhe magnez.

Lëngu natyral i portokallit, është dëshmuar shkencërisht për ngritjen e nivelit të HDL-se, kolesterolit të mirë.

Ai gjithashtu ndihmon në rregullimin e tretjes, parandalon të ashtuquajturën hipoglikemi të mëngjesit, respektivisht rënien e sheqerit në gjak, ndryshimet në disponim, dhimbjen, ankthin dhe depresionin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë