Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një intervistë për Ekonomia Online ka paralajmëruar vjeshtë të vështirë pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.
Ai ka theksuar se do t’i marrin masat në bazë të vlerësimit të gjendjes.
Madje, kreu i këtij dikasteri Latifi bënë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen dhe thekson se duhet mësuar për disa vjet të jetohet me Covidin.
“Është shumë e mundshme që do të kemi një vjeshtë më të vështirë sesa që e kemi verën tash. Shtetet e ndryshme në Evropë kanë marrë masa më të rënda. Ne do t’i marrim ato masa që na duhet mi marr”.
“Ne e kemi krijuar një përvojë të mirë me menaxhimin e Covidit. Besoj se do t’ia dalim. Kapacitet tona njerëzore janë më të mirë”.
“Shumica e njerëzve janë vaksinuar, por duhet prapë të vaksinohet secili prej nesh. Nëse dikush ka pasur ndonjë dilemë për vaksinim tashmë duhet të hiqet sepse ne e kemi pasur edhe një valë tjetër e ndoshta edhe ndonjë tjetër”.
“…na duhet të mësohemi me Covidin për disa vjet. Kështu që kapacitet tona janë të gatshme për ta menaxhuar Covidin, por duhet t’i shtojmë dhe përforcojmë më tepër”, tha Latifi