Gjithsecilit nga ne i pëlqen që të tregojë se sa shumë e duam qenin duke e përkëdhelur dhe puthur, por një veterinare ka paralajmëruar për rreziqet për shëndetin që mund t’i keni nga lëpirja e qenit në fytyrën tuaj
“A duhet lejuar qenin tuaj që të ju lëpijë në buzë”, kishte pyetur një person në faqen TeamDogs këto ditë. Derisa shkëmbimi i puthjeve me shokun e juaj katër këmbësh është një mënyrë natyrale për ta treguar dashurinë që ke për të, zakonisht ai ka një gjuhë të lagësht që është e mbushur me baktere të këqija.
Zoe Costingan, një veterinare në Itch, ka shpjeguar se puthjet e qenit nuk janë të pafajshme dhe nga gjuha e tij mund të kalojnë material fekale, parazitët e zorrëve dhe sëmundje të tjera njerëzore duke sëmurë buzët e njeriut.
“Ta lejosh qenin për t’ju lëpirë në fytyrë është një preferencë personale dhe personalisht nuk do të dëshiroja që qeni i imë të më lëpijë fytyrën time”, thotë ajo.
“Qentë lëpinë pronarët e tyre për disa arsye dhe në përgjithësi kjo është një shenjë dashurie, megjithatë, ata mund të lëpinë kur janë në ankth apo po kërkojnë ndihmë”.
Kështu, lëpirja nga kafshët te njerëzit mund të konsiderohet e natyrshme, por ato mund të lirojnë një sasi të madhe të baktereve që janë rezistent ndaj antibiotikëve, sidomos atyre në gojën e juaj.
Për të treguar shqetësimet e tyre shëndetësore, qentë lëpinë, Zoe na tregon gjithçka që qeni bën me gjuhë.
“Qentë pastrojnë vetveten me gojën e tyre dhe kjo përfshinë edhe pastrimin e anusit të tyre, kështu ekziston mundësia që materiet e tij fekale të përfundojnë në fytyrën tuaj, pasi që gjuha e tyre është e kontaminuar me baktere apo parazitë të zorrëve, të tilla si “giardia” apo vezët e krimbave të rrumbullakët e të cilat mund të transferohet të pronari kur qeni lëpinë fytyrën e tij”.
“Bakteret kalojnë nga qeni të pronari në atë mënyrë që rezulton në sëmundje të njerëzit. Duke mos harruar që qentë kalojnë shumicën e kohës duke futur hundët e tyre në vende të ndryshme, të padëshiruara, si në të pasmet e qenve të tjerë, ushqime të kalbura dhe fekale të tjera të kafshëve kur dalin në shëtitje, kjo e bënë gjendjen edhe më seriopze”.
Zoe thekson se kjo është një zgjidhje personale, por ajo tregon që ne nuk duhet të lejojmë që qentë të na lëpinë në buzët tona. Ne mund t’i trajnojmë ata për ta treguar dashurinë e tyre kundër nesh.
“Puthja është një sjellje e mësuar e cila bëhet më e shpeshtë nëse e shpërbleni, ndryshe nëse këtë sjellje nuk e shpërbleni dhe e injoroni, ai/ajo do ta ndalojë”.
Kështu që herën tjetër kur qeni ju hidhet për t’ju lëpirë në fytyrë, ju duhet të mendoni disa herë para se ta lejoni atë që ta bëjë këtë.