Kosova sot do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK).
Në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës.
Sipas IHK-së, sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.