Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kanceri i gjirit – sëmundje nga e cila duhet të kenë kujdes edhe meshkujt

Përderisa vajzat dhe gratë janë shumëfish më të prira të preken nga kanceri i gjirit, vlen të ceket se kjo sëmundje mund t’i prekë edhe meshkujt

Në fakt, 1 në 1000 meshkuj rrezikojnë të diagnostikohen me kancer të gjirit dhe, përderisa rreziqet janë dukshëm më të vogla se për gratë, meshkujt gjithashtu duhet të kenë kujdes nga çfarëdo shenjë paralajmëruese, transmeton Telegrafi.

Ekspertët tregojnë se vetëdijesimi për këtë është shumë i ulët, prandaj meshkujt vonohen të diagnostikohen.

Në rastet ku meshkujt diagnostikohen me kancer të gjirit, pra kur diagnostikohet sëmundja, në 30-40 për qind të të gjitha rasteve ata janë në fazën e III apo IV.

Sa i përket shkaktarëve të kancerit të gjirit te meshkujve, fatkeqësisht nuk janë bërë shumë hulumtime mbi këtë fenomen – gjithmonë duke marrë parasysh se shanset e meshkujve për t’u diagnostikuar me këtë formë të kancerit janë shumë të vogla.

Sidoqoftë, ekziston një numër i faktorëve të cilët mund ta rrisin rrezikun e këtij kanceri te meshkujt.

Fillimisht është historia familjare dhe gjenetika, ekspozimi ndaj rrezatimeve, nivelet e larta të estrogjenit, etj.

Estrogjeni te meshkujt mund të rritet përmes medikamenteve, obezitetit dhe sëmundjeve të mëlçisë. Pra, kjo e mbështet faktin se alkoolizmi është ndërlidhur më parë me kancerin e gjirit te meshkujt. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë