Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
“Sot dikush në QKUK ka bërë punën e Zotit duke i selektuar: ti mund të jetosh, e ti jo”

Shkruan Dr: Merita Brovina

Në kushte lufte apo emergjencave të natyrave ekstreme mjekësore personeli mjekësor është i detyruar të bëjë punën e Zotit e të selektojë kush mund të jetojë e kush jo. Personeli mjekësor këtë formë të triazhimit si veprim legjitim e mëson në kuadër të lëndës së Kirurgjisë!

I dashur Kryeministër dhe i nderuar Ministër i Shëndetësisë.

Ju informoj që ne sot në klinikën e Onkologjisë nuk patëm fatin të jemi të përzgjedhur në mesin e atyre që kanë të drejtë të vazhdojnë të jetojnë.

Kush dhe si e bëri përzgjedhjen që në kushte normale i takon vetëm Zotit besoj që duhet të angazhoheni që ta kuptoni e zbërtheni!

Pembrolizumab është një prej barnave mjekuese pre të sëmurët me kancer i cili nuk mund të blihet në tregun vendor, e askund në rajon.

Nga 80 ampulla sa duhet të furnizohet Klinika e Onkologjisë sa i kanë të planifikuara dhe të kontraktuara, sot pas një jave vonesë klinikës i kanë ardhur vetëm dhjetë.

Në mesin e atyre 80 pacientëve që presin ta marrin ilaçin janë përzgjedhur dhjetë të cilët në tentativat më të vrazhda për mbijetesë e kanë kuptuar me rrugë joformale që ilaçi vjen sot andaj kanë zënë dyert e klinikës para se ilaçi te zbarkoj në klinikë.

Ne të 70-ët që e kuptuam me vonesë e vrapuam të marrim ilaçin nuk ishim me fat.

10 dhe 70 bëjnë 80 por nuk janë numra, janë jetë njerëzish të këtij vendi që frymojnë e që sot dikush në këtë institucion të quajtur QKUK ka bërë punën e Zotit duke i selektuar: ti mund të vazhdosh të jetosh e ti jo!

Probabiliteti për të pasur shancën për të jetuar pak më gjatë sot ishte 1:8.

Ne nuk e patëm atë fat e bashkë me ne edhe 70 frymëmarrje të tjera!

Youtube

Arkiva

Kategoritë