Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është hepatiti dhe cilat janë rreziqet që sjellë kjo sëmundje – përgjigjet gastroenterologu,  Driton Shabani

Albina Selmanaj

Hepatiti është termi që përdoret për ta përshkruar inflamacionin e mëlçisë. Konsumimi i alkoolit, disa gjendje shëndetësore dhe disa ilaçe mund të shkaktojnë këtë gjendje. Megjithatë, infeksionet virale janë shkaktarët më të zakonshëm të hepatitit.

Në një intervistë për Familjajonë, gastroenterologu Driton Shabani shpejgoi më shumë rreth llojeve të kësaj sëmundje, rreziqet që i shkakton në organizmin e njeriut dhe shkaqet më të shpeshta që e shkaktojnë këtë sëmundje.

Sa i përket hepatitit, Shabani theksoi se kjo sëmundje varësisht prej shkaktarëve ka disa lloje, pjesë e tyre janë hepatitet e shkaktuara nga infeksionet virale, hepatitet e shkaktuara nga alkooli dhe barnat, hepatitet e shkaktuara nga dhjamosja e mëlçisë dhe hepatitet autoimune.

Varësisht prej shkaktarëve kemi disa lloje të hepatiteve. Hepatitet e shkaktuar nga infeksionet virusale sic jane hepatit A , B,C ,D dhe  E. Hepatitet e shkaktuar nga alkooli dhe barnat!Alkooli dëmton direkt qelizat e melqise dhe mund të coj edhe ne ciroze dhe pamjaftueshmeri akute të melcise.Hepatitet e shkaktuara nga dhjamosja e mëlcisë NASH ( Non alcoholic steatohepatitis ) . Personat obeze dhe ata me diabet typ II janë më të rrezikuar të preken nga dhjamosja e mëlcisë NAFLD ( Non alcoholic fatty liver disease) e cila mund të coj në inflamacion të mëlcisë  NASH.Hepatitet autoimmune .Paraqet nje gjendje kur vetë organizmi I sulmon qelizat e melcis duke shkaktuar inflamacion. Ky lloj hepatiti është më I zakonshëm t’e gjinia femërore.”, tregoi ai.

Tutje, Shabani tregoi edhe për barnat që shkaktojnë më së shpeshti hepatit, të cilat janë Paracetamoli ( acetaminophen) , Aspirina  dhe NSAID tjerë që përdoren për trajtimin e dhimbjeve , si dhe steroidet anabolike( barna që përdorin më së shpeshti meshkujt ).

E, sa i përketë rrezikshmerisë së këtyre hepatitëve, Shabani tha se secili nga ta është i rrezikshëm nëse nuk trajtohet me kohë.

Të gjitha llojet e hepatiteve nëse nuk trajtohen me kohë mund të paraqesin rrezik të madhe për organizimin tonë. Prandaj ne momentin që keni simptoma dhe shenja të hepatitit duhet të lajmëroheni te mjeku juaj në mënyrë që të arrihet diagnostikimi sa më I shpejt dhe I saktë dhe varësisht prej shkaktarit të fillohet menjëherë trajtimi. P.sh nëse është nga medikamentet të ndërpriten menjëherë barnat që kanë shkaktuar hepatitin , ose nëse është nga alkooli të abstenohet menjëherë dhe të fillohet trajtimi , nga infeksionet virusale të caktohet lloji I hepatitit ( hepatitis A ka prognoze më të mirë )  , ai autoimun të fillohet me kortikosteroide dhe barna tjera në baze të protokollit.”, shpjegoi Shabani.

Po ashtu Shabani, tregoi edhe për simptomat e hepatitëve të cilët sipas tij shfaqën në dy forma në atë akute dhe në atë kronike.

Por, që sipas gastroenterologut kjo sëmundje ka raste kur edhe mund të mos jap shenja ose simptoma deri sa mund ta dëmtoj edhe funksionin e mëlçisë.

Hepatiti mund te shfaqet ne dy forma klinike : akute dhe kronike. Simptomat dhe shenjat e hepatitit janë : lodhje,  dhimbje barku, mundim , vjellje , simptoma të ngjashme me gripin , ngjyra e errët e urinës , jashtëqitja me ngjyre te zbehtë ( bardh) ,zverdhje e sklerave te syrit, humbje apetiti , humbje e pashpjegueshme e peshës , fryrje barku etj. Hepatiti B dhe C i shkaktuar nga infeksioni viral mund te mos jep simptoma dhe shenja deri sa ta dëmtoj funksionin e mëlçi në disa raste edhe ne formë të pakthyeshme që quhet Ciroza e mëlçisë  , po ashtu e njëjta mund të vlej edhe për hepatitin alkoolik. Prandaj personat që janë konsumues te rregullt të alkoolit  është mirë që të bëjnë në mënyrë rutinore analizat laboratorike që tregojnë gjendjen funksionale të mëlçisë.“, tha Shabani.

Ndryshe, së fundimi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se bota aktualisht po përballet me një shpërthim të ri të infeksioneve akute të pashpjegueshme të hepatitit që prekin fëmijët. OBSH, së bashku me shkencëtarët dhe politikëbërësit në vendet e prekura, po punojnë për të kuptuar shkakun e këtij infeksioni që nuk duket se i përket asnjë prej 5 llojeve të njohura të viruseve të hepatitit: A, B, C, D dhe E.

Youtube

Arkiva

Kategoritë