Depresioni është sëmundje e vështirë dhe komplekse e shëndetit mendor dhe i prek miliona njerëz anë e mbanë botës.
Trajtimet për depresion vijnë në shumë forma, duke përfshirë terapitë, medikamentet apo kombinimin e të dyjave.
Megjithatë, një studim thotë se dushi i nxehtë mund të jetë një mjet tjetër i vogël për t’ia shtuar arsenalit tuaj anti-depresion.
Sipas studimit, futja në një dush me ujë të nxehtë për 30 minuta mund të jetë po aq fitimprurëse sa ushtrimet fizike për largimin e efekteve depresive.
Sa i përket asaj se përse kjo metodë mund të funksionojë, ekspertët kanë shpjeguar se mund të ketë të bëjë me ritmin cirkadian të trupit, apo siç njihet ndryshe si ora e brendshme e trupit, e cila gjithashtu ndikon edhe në rregullim të temperaturës.
Ndonjëherë njerëzit që kanë depresion mund të kenë ritme të çrregullta cirkadiane.
Sidoqoftë, duke e rritur rregullisht temperaturën e trupit, ata mund ta përmirësojnë ritmin cirkadian dhe t’i lehtësojnë simptomat.