Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Aksidenti Podujevë-Prishtinë: Djali është operuar,  vajza po mjekohet në Neurokirurgji

Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

Një nga familjarët e ka konfirmuar për Klan Kosova, se djali është operuar gjatë një operacioni të udhëhequr nga ortopedi, derisa vajza po mjekohet në Neurokirurgji.

Ndryshe ende nuk dihet nëse varrimi i dy të vdekurve që ishin mërgimtarë, do të bëhet sot apo nesër.

Familjarët i kanë thënë Klan Kosovës se nuk kanë ndonjë informacion rreth rastit, por shprehur të tronditur për vdekjen e familjarëve të cilët po i prisnin për pushime.

Youtube

Arkiva

Kategoritë